Pranimet Master

 

Kushtet dhe kriteret për aplikim në studimet e ciklit te dyte master

Të drejtë regjistrimi në  studimeve master të ciklit të dytë, kanë kandidatët, që kanë diplomë universiteti (të ciklit të parë), ose ekuivalente me studimet trevjeçare (180 ECTS /kredi)  apo katërvjeçare (240 ECTS/kredi)

Lëndët do të jenë të rregullta dhe modulare sipas sistemit: 50% e plan-programit të fakultetit përkatës zhvillohet në formë të rregullt, ndërsa pjesën tjetër të programit do të mund ta kryejnë me studime individuake (të udhëzuar nga mësimdhënësit). Ndërkaq, në rastet e lëndëve modulare (kur kemi profesorë të huaj), ligjëratat do të jenë intensive.
Përparësi do të kenë studentët, të cilët gjatë studimeve të ciklit të parë kanë arritur notën mesatare 7.00 e më lartë.

Të gjitha programet studimore, master  në ciklin e dytë të studimeve  (sipas modelit katërsemestral dhe atij tresemstral), ofrohen në gjuhën shqipe,

Megjithatë Universiteti e ruan të drejtën e zhvillimit të pjesëve të ligjëratave apo lëndëve në gjuhën angleze, prandaj njohja e angleze është e nevojshme.

Sipas vendimit të qeverisë kandidati  duhet të ketë ose të marrë dëshminë e gjuhës së huaj, anglisht, në nivel akademik,  në një nga kurset e njohura ndërkombëtarisht.
Universiteti ofron mundësinë e kryerjes të një nga kurset e gjuhës së huaj gjatë kohës së kryerjes së masterave.

Programe studimore konkurruese të ciklit të dytë të studimeve (master).

Universiteti ofron një mori programesh të studimeve master, të cilat janë ndërkombëtare për nga sfera, interaktive për nga procesi dhe ndërdisiplinare për nga përmbajta dhe qasja e tyre

  • Sipas sistemit të studimeve në 1 vit e gjysëm për mastera professional ( me programe tre-semestrale – 90 ECTS/kredite)
  • Sipas sistemit të studimeve në 2 vjet për mastera shkencor (me programe katër-semestrale – 120 ECTS/kredite)

LISTA E DOKUMENTEVE QE DUHEN PER APLIKIMIN NE PROGRAMIN MASTER

  1. Kopje e noterizuar e diplomes universitare
  2. Kopje e noterizuar e listës së notave
  3. Letër motivimi për ndjekjen e studimeve master
  4. Dy letra rekomandimi – (nga pesrona,te cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të aplikantit)
  5. Curriculum Vitae
  6. Dëshmi të një gjuhe të huaj  (nëse ka)
  7. Fotokopje e pasaportes ose kartës identitetit
  8. Dy fotografi  (formati i pasaportës)
Travel Turne Tranzito