book stackMediateka “JUSTICIA” është në shërbim të qëllimeve hulumtuese dhe arsimore të Universitetit JUSTICIA. Mediateka posedon një hapësirë të përshtatshme dhe është e dedikuar vetëm për studentët dhe stafin e Universitetit. Qëllimi kryesor i mediatekes është të siguroj literaturë dhe materiale tjera nga lëmi i shkencave juridike, shoqërore , kulturore dhe komunikimit. Fondi i librave përfshin mbi1459 njësi bibliografike (libra dhe tekste të fushës juridike,sociologjike,ekonomike, fjalorë e një numër të konsiderueshëm të gazetave, raporteve ndërkombëtare, CD-ve, gazetave lokale dhe ndërkombëtare dhe gazetave të tjera periodike). Fondi është ndërtuar sipas standarteve ndërkombëtare të përpunimit bibliotekar : ISBD [International Standart of Bibliographic Description].   Lexo me shume...
apaal      Akreditimi   Images 1    Urdhri i ministrit  
DSC 0019 Jetojmë në një kohë të jashtëzakonshme për të zgjedhur një karierë legale. Universiteti Justicia organizoi me date 14.07.2010 ceremoninë e diplomimit të brezit të pare të studentëve të saj në drejtësi. Ky eveniment u mbajt ne ambientet e “Hotel Sheraton ”. Kjo ngjarje ishte kurorëzimi i një pune 4 vjeçare të studentëve të universitetit tonë, si dhe të stafit të tij akademik në përgatitjen e këtij brezi juristësh të aftë për tu përballur me kohën. Në këtë ceremoni ishin të ftuar prindër, të afërm e miq të studentëve si dhe trupa akademike e Universitit. Ceremonia përfaqësoi në vetvete një bilanc të ndritur të punës akademike të universitetit dhe stafit të tij, si nga ana metodike ashtu dhe praktike në përgatitjen dhe aftësimin teorik ashtu dhe praktik të studentëve të saj.   Lexo me shume...
Travel Turne Tranzito